Qëllohet me armë derisa ishte Live në Facebook (VIDEO) NULL NULL 02.04.2016 09:42 02.04.2016 09:42 Një video e cila është publikuar nëpër rrjetet sociale paraqet një burrë i cili qëllohet me armë zjarri derisa ishte drejtpërdrejt duke komunikuar në Facebook. Ngjarja ka ndodhur në Chicago Englewood këtë të enjte. Sipas autoriteteve vendase 31 vjeçari, Brian Fields ishte duke kaluar në rrugë, derisa dikush qëlloi në drejtim të tij dhe më pas u arratis me një veturë e cila u largua me shpejtësi. Videoja e kësaj ngjarjeje u postua më pas në rrjetet e ndryshme sociale, ku u shpërnda mijëra herë. Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes ishin dëgjuar 9-10 të shtëna, e sulmuesi e kishte goditur atë nga mbrapa, transmeton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=J_kmIWMy3Z4