Qatip Osmani emërohet trajner te Struga NULL NULL 29.05.2024 16:36 29.05.2024 16:36 Qatip Osmani është emëruar trajner te klubi i Strugës. Kështu ka bërë të ditur klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. “F.C. Struga njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Qatip Osmani”, thuhet në njoftim. I njëjti është prezantuar sot së bashku edhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka nga ana e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku.