Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qartësimi institucional, Presidenca ia tregon “udhën” Kuvendit (VIDEO)

NULL NULL
16.04.2025 20:15

Pak orë pasi i shkoi letra ku kërkohej sugjerimi i saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u përgjigj.

I tregoi qartë kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Deharit, se çfarë duhet të veproj për të përmbushur detyrën e tij kushtetuese.

“Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj”, thuhet në letrën e Osmanit.

Në përgjigjen e saj, shefja e shtetit i morë disa shembuj nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nga vet Kushtetuta që kërkohet funksionimi i pushtetit të nga votat e qytetarëve e jo të bllokohet.

Presidentja Osmani i tregoi Deharit se është e gatshme të takohet me të dhe liderët e subjekteve politike.

Kryesuesi Dehari i kishte shkruar letër presidentes Osmani duke kërkuar sugjerimin e saj si të veprohet pasi të hënën seanca u ndërpre për shkak të mos kalimit të raportit të komisionit për verifikimin e mandateve.

Opozita nuk e votoi këtë dokument meqë kërkonin dorëheqjet e kabinetit qeveritar para se të betoheshin si deputet. Këtë kërkesë të tyre e bazonin në ligjin për qeverinë të vitit 2022 dhe Kushtetutën e Kosovës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme