Pyetjet për arritje të marrëveshjes së paqes në Ukrainë i vërshuan Trumpin dhe Putinin në Alaska NULL NULL 15.08.2025 21:54 15.08.2025 21:54 Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, bashkë me homologun e tij rus Vladimir Putin, nuk u përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, të cilët ishin brenda hapësirës ku është duke u zhvilluar takimi mes ekipeve të tyre. Putin u pyet se a është gati për një armëpushim në Ukrainë, si dhe a është gati për ndaljen e vrasjes së civilëve. E Trump u pyet se a është në gjendje të bëjë një marrëveshje me Putnin në takimin e sotëm në Alaskë. Pas kësaj pyetje Trump i falënderoi gazetarët dhe i larguan nga salla e samitit.