Putini shkon në Lindjen e Mesme për të biseduar me princin saudit për naftën NULL NULL 06.12.2023 12:41 06.12.2023 12:41 Presidenti rus Vladimir Putin do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të takuar Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, një udhëtim i rrallë ky jashtë vendit për të diskutuar prodhimin e naftës, OPEC+ dhe luftërat në Rripin e Gazës dhe Ukrainë. Takimi i Putinit me princin, vjen pasi çmimet e naftës ranë pavarësisht një premtimi nga OPEC+, i cili grupon Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e udhëhequr nga Rusia, për të ulur më tej prodhimin. Putin mbërriti në Abu Dhabi të mërkurën për bisedime me presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan. Ai do të udhëtojë më pas në Arabinë Saudite për takimin e tij të parë ballë për ballë me princin Bin Salman që nga tetori 2019, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Kremlini tha se ata do të diskutojnë bashkëpunimin për energjinë, përfshirë si pjesë të OPEC+, anëtarët e të cilit pompojnë më shumë se 40% të naftës në botë.