Putini organizon samit në përpjekje për t’i treguar Perëndimit se s’mund ta mbajë Rusinë jashtë skenës globale NULL NULL 21.10.2024 14:31 21.10.2024 14:31 Ditëve në vijim, presidenti rus Vladimir Putin do të shtrëngojë duart me liderë të shumtë botërorë, duke përfshirë Xi Jinping të Kinës, Narendra Modi të Indisë, Recep Tayyip Erdogan të Turqisë dhe Masoud Pezeshkian të Iranit. Ata të gjithë do të jenë në qytetin rus të Kazanit të martën për një takim të bllokut BRICS të ekonomive në zhvillim. Aleanca, e cila synon të kundërpeshojë rendin botëror të udhëhequr nga perëndimi, fillimisht përfshinte Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, por filloi të zgjerohet me shpejtësi këtë vit. Irani, Egjipti, Etiopia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite u bashkuan në janar; Turqia, Azerbajxhani dhe Malajzia aplikuan zyrtarisht dhe një numër të tjerësh vendesh shprehën dëshirën për t’u anëtarësuar, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët rusë tashmë e shohin atë si një sukses masiv. Ndihmësi i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov tha se 32 vende konfirmuan pjesëmarrjen dhe më shumë se 20 do të dërgojnë krerët e shteteve. Putin do të zhvillojë rreth 20 takime dypalëshe, tha Ushakov, dhe samiti mund të kthehet në “ngjarjen më të madhe të politikës së jashtme të mbajtur ndonjëherë” në tokën ruse.