Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin vendos ta marrë vaksinën kundër koronavirusit

NULL NULL
27.12.2020 16:28
MOSCOW REGION, RUSSIA - JULY 2, 2020: Russia's President Vladimir Putin holds a video conference meeting of the Pobeda [Victory] Russian Organizing Committee at Novo-Ogaryovo residence. Alexei Druzhinin/Russian Presidential Press and Information Office/TASS (Photo by Alexei DruzhininTASS via Getty Images)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur ta marrë vaksinën Sputnik V kundër koronavirusit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në televizionin shtetëror rus, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Ai tha se do të vaksinohet, ai e mori këtë vendim dhe po pret derisa të përfundojnë të gjitha formalitetet”, është cituar zëdhënësi Peskov të ketë thënë për Rossiya 1 TV Channel.

Rusia ka filluar programin për vaksinim vullnetar me Sputnik V në fillim të dhjetorit, duke nisur me grupet më të prekshme në Moskë.

Njerëzit mbi moshën 60 vjeçare mund të fillojnë të aplikojnë për vaksinim të hënën.

Putin ka thënë më parë se vaksina ruse ishte efektive dhe e sigurt dhe se ai nuk sheh ndonjë arsye për të mos u vaksinuar.

Ai ka shtuar se është në pritje derisa vaksina të jetë në dispozicion.

klankosova.tv

lajme të ngjashme