Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin uron ushtaret për Ditën e Gruas, thotë se nuk do i dërgojë rezervistët në Ukrainë (VIDEO)

NULL NULL
08.03.2022 17:53

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e rekrutuar nuk do të dërgohen për të marrë pjesë në operacionin ushtarak në Ukrainë.

Në një deklaratë të regjistruar, të lëshuar të martën nga AP, Putin shtoi se “Nuk do të ketë thirrje shtesë të rezervave, detyrat e caktuara zgjidhen vetëm nga personeli ushtarak profesionist”, përcjell Klankosova.tv.

Putin tutje falënderoi gratë që shërbejnë në forcat e armatosura si pjesë e mesazhit të tij për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ai tha gjithashtu se e kuptonte shqetësimin e atyre që të dashurit e të cilëve po shërbenin në ushtri.

“Ju mund të jeni krenarë për ta ashtu siç krenohet i gjithë vendi me ta dhe shqetësohet për ta bashkë me ju”, tha ai.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.