Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin thotë se lufta ndalet kur Ukraina të demilitarizohet

NULL NULL
14.12.2023 12:09
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se lufta në Ukrainë do të ndalet atëherë kur ky vend të demilitarizohet dhe siç shton ai “të denazifikohet”.

“Paqja do të vijë kur ne t’i arrijmë qëllimet tona”, ka shtuar ai kur është pyetur se çfarë Rusia ende quan “operacion special ushtarak”, shkruan The Telegraph, përcjell KlanKosova.tv.

“Kur kthehemi te qëllimet tona, ato mbesin të pandryshuara. Ju kujtoj se kjo nënkupton denazifikimin, demilitarizimin dhe status neutral”.

Putin ka përjashtuar mundësinë e një mobilizimi të dytë për luftën.

“Pse na duhet mobilizimi. Sot për sot nuk e kemi nevojën e kësaj”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai i ka quajtur vend imperialist që sipas tij është duke e dëmtuar veten, duke ndihmuar Ukrainë.

“Kjo është absolutisht një politikë imperialiste e dëmtimit të vetvetes. Nuk po na dëmtojnë neve, po e dëmtojnë vetveten”.

“E para dhe më e rëndësishmja ngase në syrin publik ata duhet të veprojnë si perandori dhe kur ata përpiqen për kompromis për diçka, votuesit e tyre e shohin si dështim”.

lajme të ngjashme