Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin nënshkruan ligjin që rusëve ua pamundëson shmangien nga rekrutimi

NULL NULL
15.04.2023 09:26
vladimir putin ap
Presidenti rus, Vladimir Putin. Foto: AP

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin për procedurat e thirrjes elektronike të draftit që synojnë ta bëjnë mobilizimin ushtarak më efikas – dhe parandalimin e shmangies së pjesëmarrjes.

Deri më tani, rregullat e shërbimit ushtarak kërkonin dërgimin personalisht të njoftimeve për rekrutët dhe rezervistët, që do të thotë se njerëzit mund të shmangnin draftin duke qëndruar larg adresës së tyre në regjistrim, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Legjislacioni u ndoq shpejt përmes parlamentit rus ndërsa Moska përgatitet për një kundërofensivë të pritshme ukrainase.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më parë se kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e një “rrëmuje” që pasoi thirrjen e 300,000 rekrutëve vitin e kaluar.

“Ata që nuk paraqiten pas njoftimit të tyre vendosen në një portal online. Atyre do t’u ndalohet të largohen nga Rusia, do t’u pezullohet patenta e shoferit dhe do të ndalohet të shesin pasuri si apartamente”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme