Putin: Liderët evropianë do përkulen përpara SHBA-së, mbështetje për Trumpin NULL NULL 03.02.2025 12:09 03.02.2025 12:09 Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kritikuar politikanët evropianë për ‘luftën’ që ata bënë kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke i akuzuar ata se ishin të përfshirë në politikën e brendshme të SHBA. Sipas Putinit, liderët evropianë janë të çoroditur nga fitorja e Trump dhe janë “mendërisht më rehat” me Bidenin. Presidenti rus ka theksuar se Trump ka një pikëpamje të ndryshme mbi atë që është e drejtë dhe e gabuar” dhe ka shprehur besimin se ai do të rikthejë rendin në SHBA nëse kthehet në pushtet. “Do të qëndrojnë te këmbët e zotërisë së tyre dhe do të ‘tundin bishtin’ në mënyrë të bindur”, tha Putin, duke sugjeruar se politikanët evropianë do të ndryshonin qëndrim dhe do të respektonin Shtetet e Bashkuara, përfshirë presidentin Trumpin.