Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin e mban fjalimin e fitores pas përfundimit të zgjedhjeve: Askush nuk do ta shtypë kurrë Rusinë kur jemi të bashkuar

NULL NULL
17.03.2024 22:15
Vladimir Putin në fjalimin pas përfundimit të zgjedhjeve në Rusi
Foto: TASS; Vladimir Putin, në fjalimin pas përfundimit të zgjedhjeve në Rusi

Vladimir Putin ka folur për herë të parë që nga mbyllja e qendrave të votimit në zgjedhjet presidenciale.

Duke u shfaqur për të konfirmuar se ka fituar presidencën, ai thotë se fitorja e tij do t’i lejojë Rusisë të bëhet më e fortë dhe më efektive.

“Askush nuk do ta shtypë kurrë Rusinë kur të jemi të bashkuar. Ne jemi një familje e bashkuar”.

Udhëheqësi rus u përshëndet me thirrjet “Putin, Putin, Putin” nga turma përpara fjalimit të tij.

Putin tha: “Dua të falënderoj rusët për mbështetjen dhe besimin. Rezultati i zgjedhjeve është besim nga rusët”.

Ai tha se fitorja e tij tregon se Rusia kishte “të drejtë” për të zgjedhur rrugën e saj aktuale.

lajme të ngjashme