Pushteti po i përdor familjet e dëshmorëve në kohë fushate (FOTO) NULL NULL 25.01.2025 21:47 25.01.2025 21:47 Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë kohës sa ishte në krye të këtij dikasteri, ka vizituar rreth 850 familje të dëshmorëve, të të zhdukurve dhe viktima të luftës. Mehaj i vizitoi këto familje të cilat ishin pa përkujdesje, pa përkrahje morale e institucionale, për dallim nga siç po bën pasardhësi i tij, Ejup Maqedonci e kryeministri Albin Kurti. Përveç që Mehaj i vizitoi familjet e kategorive më të ndjeshme të popullit, ai këto takime nuk i bënte publike nëpër rrjete sociale. Por, njëjtë nuk po vepron Lëvizja Vetëvendosje, me Albin Kurtin në krye, që gjatë kësaj kohe të fushatës zgjedhore nuk po zgjedh formë a mënyrë për të tentuar që të fitojë vota. Në kohë fushate, VV-ja në krye me Kurtin po i përdorë familjet e dëshmorëve, të të zhdukurve e viktimave të luftës, duke publikuar fotografi nga këto takime, e në të njëjtën kohë eksponentë të kësaj partie po tentojnë që të dukën sa më afër tyre, ndonëse sa ishin në pushtet, rrallë i vizituan ata, raporton Klankosova.tv. Vetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti që në katër vite në krye të qeverisë i shkoi vetëm një herë Nënës Ferdonije në vizitë, e vizitoi atë më 11 janar të këtij viti, ditën kur edhe zyrtarisht nisi fushata zgjedhore. Më 19 janar, Kurti vizitoi para tubimit në Ferizaj, për drekë shkoi te familja e dëshmorit Lutfi Bilalli në Reçak. Ndërsa ditë më parë, Maqedonci i shkoi për vizitë familjes së heroit Behajdin Allaqi dhe familjes së dëshmorit Hamit Thaçi. Veç te familja Allaqi, Maqedonci gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka qëndruar edhe te familja Mirena, të cilës më 21 prill 1999, iu vranë 16 burra dhe djem. Veç këtyre, Lëvizja Vetëvendosje nëpër tubimet zgjedhore po i shfrytëzon edhe emrat e policëve heronj, Afrim Bunjaku e Enver Zymberi. /Klankosova.tv