Punonjësit e sektorit publik, nga shkurti do të paguhen me koeficientin 105 euro NULL NULL 09.02.2023 23:09 09.02.2023 23:09 Pas miratimit në parim (në lexim të parë) në pjesën e parë të seancës së sotme të Kuvendit, deputetët kanë miratuar në mbrëmje edhe në lexim të dytë amandamentet në Ligjin e Buxhetit për vitin 2023, duke u pajtuar kështu që koeficienti i ri për pagat të jetë 105 euro. Me miratimin e Ligjit të ri të Pagave, punonjësit e sektorit publik nga muaji shkurt do të paguhen me koeficientin e ri. Pro këtij ligji votuan 63 deputetë. Para deputetëve projektligjin e paraqiti ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili po ashtu arsyetoi edhe vlerën e koeficientit prej 105 eurove të pagave për zyrtarët publikë, të përcaktuar me këtë ligj. Deputeti Armend Muja paraqiti rekomandimin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere si dhe qëndrimin e GP të Vetëvendosjes për miratimin e këtij projektligji, duke prezantuar njëkohësisht aspekte krahasuese të pagave aktuale dhe pagave me ligjin e ri, në sektorë të ndryshëm publikë. Ai tha se vlera e re e koeficientit parasheh rritje të ndjeshme të pagave për shumë kategori të të punësuarve në sektorin publik. Po në këtë frymë ishin edhe paraqitjet e ministrit Murati. Nëpërmjet deputetëve Ferat Shala dhe Hykmete Bajrami, GP i PDK-së dhe ai i LDK-së u shprehën kundër vlerës së përcaktuar të koeficientit, duke vlerësuar se ajo është e ulët, e që sipas tyre, nuk përmbush nevojat e familjeve të zyrtarëve publikë. Pas një debati të gjerë, Kuvendi miratoi projektligjin, i cili, sipas mocionit procedural, të propozuar nga deputeti Muja, u shqyrtua dhe u miratua po sonte edhe në lexim të dytë. Miratimit në shqyrtim të dytë i parapriu shqyrtimi në komisionet e përhershme dhe ato funksionale. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Sa ka ndikuar paraja false në rritjen e çmimeve në Kosovë? Përgjigjen ekspertët (VIDEO) 2 weeks