Punëtori i ATK-së që u arrestua dje, kohë më parë ishte suspenduar për korrupsion NULL NULL 19.12.2025 08:56 19.12.2025 08:56 Mbrëmjen e së enjtes, Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në kanë realizuar një aksion kundër keqpërdorimit dhe korrupsionit. Përgjatë këtij operacioni u prangosën shtatë persona, ku në mesin e tyre, sipas burimeve të Klan Kosovës janë ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Ismajli, Goran Laziq, punëtor i ATK-së dhe ish-nënkryetari i Graçanicës, si dhe J.M, kryetar i Gjykatës në Graçanicë. Thirrur në këto burime, Laziq ishte suspenduar kohë më parë nga ATK si i dyshuar për korrupsion, megjithëse, burimet thonë se i njëjti kishte fituar gjyqin dhe kishte marrë edhe dëmshpërblim. Laziq u u prangos në flagrancë në Llapnasellë, duke marrë një shumë të parave. Gjatë aksionit, Policia ka sekuestruar 20 mijë euro, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike dhe tri vetura. Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. Ky është ish-ministri i arrestuar nga aksioni Polici-AKI – konfiskohen edhe tri vetura