Publikohet kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Kampionatin Evropian NULL NULL 30.05.2024 17:44 30.05.2024 17:44 Foto ilustruese Kampionati Evropian po afrohet, e me të po vijnë edhe shumë emocione. Si gjithmonë, Shqipëria në Evropian përcillet me këngë që i kushtohet këtij spektakli botërorë. E ky moment i shumëpritur, na ka sjell këngën përfaqësuese. Është artisi kosovar, Trim Ademi, apo siç njihet për publikun si Capital T, që do e përfaqësoj Shqipërinë me këngë në këtë Evropian. “Albania”, mban titullin kënga, e që në videon e shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit, shihen të entuziazmuar të gjithë futbollistët e ekipi e Kombëtares. E tani mund ta ndiqeni edhe në Youtube.