Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Publikohen rreth 180 mijë imazhe të tjera lidhur me Epsteinin

NULL NULL
30.01.2026 17:45

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar mbi tre milionë faqe të reja dokumentesh lidhur me hetimet ndaj Jeffrey Epstein.

Njoftimi u bë nga zëvendësprokurori i përgjithshëm Todd Blanche në një konferencë për shtyp.

Dosja përfshin më shumë se dy mijë video dhe rreth 180,000 imazhe, shumica gjerësisht të redaktuara.

Dokumentet përmbajnë email-e, përmbledhje intervistash, materiale hetimore dhe përmbajtje të sekuestruara nga pajisjet e Epsteinit.

Autoritetet thanë se janë përjashtuar materiale personale, mjekësore dhe çdo përmbajtje që lidhet me pornografinë e fëmijëve.

Sipas Blanche, gjithsej janë identifikuar mbi gjashtë milionë faqe si potencialisht relevante.

Një raport i detajuar do t’u  dorëzohet komiteteve gjyqësore të Kongresit, teksa nuk u konfirmua nëse dokumentet e reja përmbajnë emra të rinj të përfshirë në çështje.

lajme të ngjashme