Publikohen pamjet e varrit të Papa Françeskut NULL NULL 27.04.2025 13:46 27.04.2025 13:46 Janë publikuar pamjet e varrit të Papa Françeskut në kishën Santa Maria Maggiore në Romë. Një trëndafil i vetëm i bardhë u fotografua mbi varrin prej guri që mban emrin me të cilin ai njihej gjatë papatit të tij, me një kryq të ndriçuar që gjendej poshtë. Papa u varros në kishë – një nga katër bazilikat kryesore në kryeqytetin italian që e vizitonte rregullisht gjatë kohës së tij si kardinal dhe pontifik. Ndryshe, në funeralin e Papa Françeskut që u mbajt të shtunën e 26 prillit morën pjesë rreth 250 mijë njerëz, sip raportuan mediet në Vatikan. /Klankosova.tv