Publikohen pamjet dramatike, momenti kur aeroplani i Air Canada përfshihet nga flakët (VIDEO) NULL NULL 29.12.2024 13:49 29.12.2024 13:49 Janë publikuar tashmë pamjet e incidentit dramatik në aeroportin e Halifax-it, ku një aeroplan i Air Canada, fluturimi 2259, doli nga pista dhe pjesërisht mori flakë gjatë uljes. Aeroplani po vinte nga St. John’s dhe pati probleme gjatë uljes, duke u rrotulluar jashtë pistës, transmeton klankosova.tv. Në bord ndodheshin rreth 80 pasagjerë, por fatmirësisht sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, asnjëri prej tyre nuk u lëndua. Evakuimi u krye brenda pak minutash, ndërsa pasagjerët u dërguan në një vend për t’u kontrolluar. Incidenti shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroportit të Halifax-it, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Air Canada flight lands with broken landing gear at Halifax airport. Only minor injuries. pic.twitter.com/2KWFeycBC8 — அர்ஜுன் தமிழீழவன் (Arjun) (@___Arjun___04) December 29, 2024 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Trumpi së shpejti në Dhomën e Situatave për përfshirjen e mundshme në konfliktin Izrael-Iran 30 minuta më parë