Psikologja jep shembuj se si një narcizist kalon në tri faza të marrëdhënies NULL NULL 17.08.2023 13:32 17.08.2023 13:32 Perpetua Neo, psikologe klinike ka përmbledhur të gjitha fjalitë që një narcizist thotë, në tre faza të marrëdhënies. Faza e idealizmit ‘Ti je shpirti im binjak.’ ‘Unë kurrë nuk kam takuar dikë si ti më parë.’ ‘Ti më kupton shumë më mirë se kushdo tjetër.’ ‘Është fat që ne u takuam.’ ‘Unë kurrë nuk kam ndjerë në këtë mënyrë për askënd më parë.’ ‘A jam unë shoku yt i vetëm? Ti je shoqja ime e vetme.’ ‘Ne nuk kemi nevojë për askënd tjetër.’ ‘Je kaq e sjellshme, krijuese, e zgjuar, e bukur dhe e përsosur.’ ‘Ne do të jemi bashkë përgjithmonë.’ Faza e zhvlerësimit ‘Ti je e çmendur.’ ‘Ti je shumë e ndjeshme.’ ‘Nuk është çudi që askush tjetër nuk të pëlqen.’ ‘Miqtë e mi të urrejnë, por unë do të mbroj gjithmonë.’ ‘Ti je kaq e pasigurt.’ ‘Çfarë ka që nuk shkon me ty?’ ‘A nuk jam unë më i rëndësishëm për ty se miqtë?’ ‘Lotët e tu nuk funksionojnë me mua. Pse po qan?’ ‘Je kaq manipuluese.’ Faza finale ‘Të gjithë të urrejnë.’ ‘Ti je njeri i keq’. Askush tjetër nuk do të të dojë kurrë. ‘Unë jam më i miri që do të kesh ndonjëherë.’ ‘Kënaqu duke qenë vetëm për pjesën tjetër të jetës.’ ‘Ti ia bëre vetes këtë’.