Psikologia Krasniqi: Festat e fundvitit përçojnë mesazhe pozitive (VIDEO) NULL NULL 24.12.2022 13:12 24.12.2022 13:12 Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime” u diskutua për ndikimin e festave të fundvitit në psikologjinë e njerëzve. Psikologia Albina Krasniqi ka thënë që kjo periudhë është me rëndësi pasi përcillet me mesazhe pozitive dhe po ashtu me ndjesi të mira. “Kur përmendim festat e fundvitit kur e shohim nga jashtë, përcillen me emocione shumë pozitive, me një lumturi me një entuziazëm, por sa qëndron është një pikëpyetje në vete”. “Festa e fundvitit kërkojnë përgatitje, por e rëndësishme është mesazhi që ato përçojnë tek ne, e që është të mblidhemi së bashku me personat më të dashur. Është ndjesia që je afër me personat më të dashur gjatë kohës së festave”, ka thënë ajo.