Psikologia: Grave në rrethin tonë u bëhet presion me pyetjen se kur do të bëhen nëna (VIDEO) NULL NULL 19.03.2023 13:32 19.03.2023 13:32 Psikologia Bardha Gërdovci ka thënë që prindërimi është një ndjenjë e bukur, për të cilën sipas saj, gjithmonë mendojmë që nuk jemi të gatshëm. “Të bërit nënë, është një process i ri për të cilin nuk e dimë se çfarë po ndodhë. Është një ndjenjë e bukur, por gjithmonë mendojmë që nuk jemi të gatshëm”, ka thënë ajo. Gërdovci në një intervistë në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova, ka thënë që grave shpesh u bëhet presion me pyetjen se kur do të bëhen nëna. “Një prej presioneve më të shpeshta që u bëhet grave në rrethin tonë, është pyetja që kur do të bëhen nëna. Nga ana psikologjike, kjo ka një lloj efekti më negativ pasi krijon një presion tek femrat”, ka thënë Gërdovci.