Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Psikologët në shkolla (s)’janë prioritet për MASHTI-n (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 06.07.2022 20:30

Shkollat në Kosovë po përballen me një numër të vogël të psikologëve, meqë komunat buxhetin e ndarë për këtë profil, po e bartin tek nevojat tjera të shkollës.

Në komunën e Fushë Kosovës, nuk ka asnjë psikolog, meqë për shkak të numrit të madh të nxënësve, këta kishin mungesë të mësimdhënësve klasor, kështu duke “sakrifikuar” psikologët, koordinatorët e cilësisë, e në disa raste dhe sekretarët e zëvendësdrejtorët, por ti punësuar mësuesit në mënyrë që të zvogëlohet numri i nxënësve nëpër klasa.

Megjithatë,  sipas Drejtorit të Arsimit, Samir Shahini, pas marrjes së qarkores së parë nga Ministria e Financave, pritet që në kuadër të punësimeve të reja të ketë edhe psikolog.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka thënë televizionit se në një komision të përbashkët janë marrë vesh që buxheti i deleguar për komunat të përdoret për qëllimin për të cilin ndahet.

Nagavci nuk përjashton mundësinë e keqpërdorimeve, duke bërë të ditur se në disa raste janë dërguar inspektorët që të verifikohen rastet.

Me gjithë telashet, profesionistët, konsiderojnë të domosdoshëm praninë e psikologëve në shkolla, duke i llogaritur si parandalues të dukurive negative.

lajme të ngjashme