Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PSG zbret në fushë – Fundjava fantastike sportive nis qysh sonte në Artmotion

NULL NULL
22.08.2025 13:28

Futbolli edhe këtë vikend do jetë kryefjalë në platformën numër 1 në vend, Artmotion.

Kampionati shumë i dashur në vendin tonë, Serie A nis nesër sezonin e ri, teksa La Liga, Ligue 1, Albi Mall Superliga, Liga e Parë e Kosovës dhe Superliga e Turqisë po ashtu na shoqërojnë me ndeshjet e tyre të radhës.

Nga 33 evente që do të transmetohen ekskluzivisht në kanalet Sport, dy prej tyre zhvillohen sonte në mbrëmje.

Në ora 20:45 në Sport 2, kampionët në fuqi të Francës dhe Europës, PSG zbresin në stadiumin e tyre për të dueluar me Angers. Kjo ndeshje vjen me komentimin e Engjëll Bërbatovcit.

Pak minuta më vonë, me fillim nga 21:30 në Sport 1 mund të ndiqni ndeshjen Betis – Alaves të La Ligas spanjolle, e cila komentohet nga Artor Shala./Klankosova.tv

lajme të ngjashme