Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PSG gati ta refuzojë ofertën e Barcelonës për Neymar

NULL NULL
20.08.2019 09:02

Paris Saint-Germain është gati që ta refuzojë një ofertë të Barcelonës për huazim me mundësi të blerjes së Neymar.

ESPN raporton se klubi parisien është i gatshëm që ta lë brazilianin të largohet, vetëm nëse katalanasit paguajnë 222 milionë euro, aq sa paguan për ta sjellë atë në Parc des Princes, transmeton Klan Kosova.

Barca është shprehur e gatshme që ta paguajë shumën e kërkuar për ish yllin e saj, por pas një sezoni huazimi.

Parisienët nuk besojnë se ata do të paguanin shumën e kërkuar në verën tjetër, ndaj do ta refuzojnë ofertën huazim/blerje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.