PSG edhe pa Mbappe bën “kërdi” në Francë, triumfon 4-1 në udhëtim te Le Havre NULL NULL 16.08.2024 23:49 16.08.2024 23:49 Ligue1, PSG, Le Havre Foto: leparisien.fr Kampionët e Francës ia kanë ‘bombarduar’ katër herë portën skuadrës së Le Havres. Në duelin e parë të edicionit të ri në “Ligue1”, PSG triumfoi 4-1 në udhëtim te “Les Ciel et Marine”, njofton Klankosova.tv. Lee Kang-In që në minutën e 3-të kaloi parisienët në avantazh, që në fakt rezultoi të jetë edhe realizimi i vetëm në pjesën e parë. Vendasit arritën që tre minuta pasi nisi fraksioni i dytë, ta barazojë rezultatin, duke e mbajtur atë deri në minutën e 85, raporton Klankosova.tv Por mjaftuan vetëm 5 minuta që Dembele, Barcola dhe Kolo Muani ta shpartallojnë kundërshtarin, duke vendosur rezultatin përfundimtar Le Havre 1 – 4 PSG.