Pse u rrëzua aeroplani në Toronto? NULL NULL 18.02.2025 16:17 18.02.2025 16:17 Të 80 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në aeroplanin që u rrokullis gjatë uljes në mes të motit të ashpër të dimrit në një aeroport të Torontos, kanë mbijetuar. Por si u bë që avioni të rrokulliste? “Ndërsa u ul, avioni duket se ka goditur pistën, ka rrëshqitur për një farë distance dhe më pas është kthyer përmbys”, tha Dan Ronan, një gazetar dhe pilot i licencuar nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA), i cili foli për BBC Neës, transmeton Klankosova.tv Pamjet e marra nga TMZ treguan se një pjesë e avionit shpërtheu në flakë ndërsa ndodhi ulja. Të 80 personat në bord mbijetuan. Ishin 18 të plagosur, prej të cilëve vetëm një numër i vogël mendohet të jetë lënduar rëndë.