Pse të gjithë po mbajnë shami në bel? NULL NULL 23.07.2025 23:39 23.07.2025 23:39 Pantallonat ose xhinset dhe një bluzë e bardhë krijojnë një nga kombinimet më të dashura universale të veshjeve që kemi. Shumë do të argumentonin se është edhe pak e mërzitshme, por zgjidhja për këtë janë aksesorët e bukur. Ka një trend aksesorësh, në veçanti, që po tërheq gjithë vëmendjen kohët e fundit. Shamia e lidhur në bel. Ndërsa ishte në Londër kohët e fundit, Alexa Chung u fotografua e veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona me një shall i madh prej mëndafshi i mbështjellë rreth belit të saj si rrip. E veshur kështu janë fotografuar edhe shumë yje të tjerë të shoubizit botëror, përfshirë edhe Kylie Jenner. Sarongu vjen nga kultura e Azisë Juglindore. Paleo, nga ishujt polinezianë dhe të Havait. Stilet janë të dizajnuara për një klimë të nxehtë. /Klankosova.tv