Pse nuk duhet të përdorni ilaçe kundër dhimbjeve gjatë shtatzënisë? NULL NULL 02.02.2018 21:00 02.02.2018 21:00 Gratë që përdorin ilaçe kundër dhimbjeve gjatë gjashtëmujorit të parë të shtatzënisë mund të dëmtojnë të ardhmen fertilitetit tek vajzat e tyre. Shkencëtarët kanë gjetur që ilaçet të cilat qetësojnë dhimbjen përgjysmojnë numrin e qelizave vezë tek vezoret e vajzave. Instituti për Hulumtime Mjekësore në Francë ka marrë qeliza të vezëve njerëzore dhe i ka ekspozuar ato ndaj ibuprofen. Gjetjet e këtij eksperimenti kanë treguar qe qelizat vezë kishin vdekur apo nuk janë shumëfishuar në një nivel normal. Gratë lindin me të gjitha vezët që do ti kenë ndryshe nga meshkujt që vazhdimisht prodhojnë spermë.