Pse Michael Jordan e kishte numrin 23 në fanellë NULL NULL 29.12.2015 11:32 29.12.2015 11:32 Kur Michael Jordan nisi të luante basketboll, zgjedhja e numrit në fanellë ishte gjë e lehtë – ai e preferonte 45-shin. Por, këtë shifër e kishte për zemër edhe vëllai i tij i madh, që në fakt, veçse ishte duke luajtur me të në shpinë, transmeton Klan Kosova. Këshu, Michael hoqi dorë. “Ai (vëllau) kishte përparësi se ishte më i vjetër”, shpjegoi Jordan, në një video promovuese të NBA. “E gjeta se 23-shi, pak a shumë është gjysma e 45-shit dhe kështu unë mbeta me 23-shin dhe 23-shi mbeti me mua gjatë gjithë kohës”. Atë numër Michael e barti gjatë gjithë kohës sa luajti me Chicago Bulls, nga 1984 deri më 1993. Kur u pensionua, këtë vit, klubi e pensionoi edhe fanellën me numrin e tij. Me gjithë kthimin në lojë prapë, më 1995, Jordan refuzoi ta marrë 23-shin, meqenëse, sipas traditës së NBA-së, fanellat e pensionuar nuk kthehen më. Në këtë fazë, ai luajti me numrin 45. Por, Jordan ndërroi mendje. Më vonë gjatë sezonit, në play off, e ktheu 23-shin. Trajneri i Bulls, Phil Jackson tha se krejt cfarë mundi të thotë në lidhje me këtë është spekulimi që lëvizja e Michael u nxit nga komentet që thonin se lojtari nuk është i mirë me numrin 45 në shpinë, sikur ishte kur e bartte 23-shin.