Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse këngët e Vesës dëgjohen edhe pas kaq shumë vitesh? Flet vetë këngëtarja (VIDEO)

NULL NULL
08.05.2026 10:48

Këngëtarja Vesa Luma ka komentuar gjendjen aktuale të tregut muzikor në trevat shqiptare.

Ajo po ashtu foli për qëndrueshmërinë e këngëve të saj pavarësisht se ka qenë që disa vite joaktive.

“Është e vërtetë e që kjo puna e muzikës dhe showbizit ka ndryshu shumë sidomos viteve të fundit”, tha Luma në Orën 7 të Klan Kosovës.

“Pavarësisht prodhimeve të reja që mundemi me i bo, po flas për këtë periudhën e fundit, njerëzit kanë tendencë me u kthy pak ma shumë prapa te e kalumja”.

“Ndoshta o puna që kangët janë ma sezonale këto vitet e fundit ka shumë prodhime edhe janë të mira gjithsesi, kanë kualitet shumë të mirë por kanë tendencë me qenë sezonale”.

“Unë kom pas fat që në kohën kur kom prodhu shumë ato kangë kanë vazhdu edhe kanë mbetë”.

lajme të ngjashme