Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse ka rëndësi praktikimi i pilates? (VIDEO)

NULL NULL
07.09.2023 23:05

Sot në emisionin “Ora e Pasdites” u diskutua për forcën transformuese që ka pilates në shëndetin mendor.

E ftuar për të folur mbi këtë temë, dhe natyrisht për të ndarë këshilla për shikuesit e Klan Kosovës, ishte instruktorja e disiplinës në fjalë, Hasbije Muqolli.

“Nuk është mirë të fillojmë me aktivitete të rënda, duhet startuar me ato pak më të lehta, sepse boshti kurrizor kur lëviz nuk ka rëndësi edhe nëse të gjitha shqisat të jenë mirë, ndaj kur kjo nuk është në gjendje normale, atëherë vjen deri tek një ndryshim jashtëzakonisht i madh i trupi tonë”, u shpreh Muqolli.

Instruktorja, ndër të tjerash tregoi se sa është normale të humbim peshë brenda muajit në proporcion me trupin.

“Varësisht prej peshës së njeriut. Nëse i ke mbi 10 kg, atëherë mjafton me i humb 3 deri në 4 kilogramë, sepse ai person që i ka 10 kg më tepër me siguri nuk ka ndonjë peshë të madhe, ka disa tule, pak anësore, te këmbët, te duart, kjo pjesa përfundi, ngase kjo më së shumti lëshohet tek gjinia femërore, njësoj ndodh edhe tek këmbët. Pra, gjithçka ka të bëjë me moshën”, tha ajo.

Muqolli përgjatë emisionit flet edhe për gratë shtatzëna të cilat bëjnë aktivitete fizike, ndaj për të kuptuar konkretisht rekomandimin e saj, madje edhe pasojat që mund të vinë nga pakujdesia, ndiqeni linkun e mëposhtëm.

lajme të ngjashme