Pse falet një partner që tradhton? NULL NULL 03.06.2018 12:25 03.06.2018 12:25 Në teori shumica thotë që nuk do i falnin, por në realitet disa kanë disa arsye pse kthehen sërish së bashku. E dashurojnë ende Rrëfime të ndryshme kanë treguar se nga fakti që ende e dashurojnë partnerin, e kanë falur. Nuk kanë mundur të hedhin poshtë kujtimet dhe vitet së bashku, për shkak të një tradhtie. Të dy kanë ndryshuar Pas një tradhëtie, disa çifte kanë vendosur të ndryshojnë mënyrën e jetesës për të shpëtuar marrëdhënien. Kanë vendosur pra të mos ndahen. Frika për të qëndruar vetëm Këtë gjë e bën shumica e njerëzve kudo në botë. Nga frika për të qëndruar vetëm, ata zgjedhin të falin partnerin që i ka tradhtuar. Në disa raste, pendohen në fund, sepse partneri e ka përsëritur veprimin dhe si pasojë sërish ka pasur vuajtje nga tradhtia. Ishin në një ndarje të shkurtër Një nga arsyet që i kanë falur partnerët tradhtarë ka qenë fakti se në atë periudhë kanë qenë në një pushim të shkurtër. Edhe pse nuk është justifikim, sërish i kanë falur. Lidhja është përmirësuar Disa, sipas intv.al besojnë se nga tradhtia, një lidhje edhe përmirësohet. Prandaj, nuk janë ndarë, duke i dhënë lidhjes një mundësi të mirë për të pasur një lidhje të shëndetshme.