Pse është i rëndësishëm diversiteti kulturor? NULL NULL 18.05.2019 22:22 18.05.2019 22:22 Diversiteti kulturor është i rëndësishëm për botën sepse vendet e punës dhe shkollat përbëhen gjithnjë e më shumë nga grupe të ndryshme kulturore, racore dhe etnike. Mund të mësoni nga njëri-tjetri, por së pari, duhet të keni një nivel mirëkuptimi për njëri-tjetrin. Të mësosh rreth kulturave të tjera ju ndihmon të kuptoni perspektivat e ndryshme brenda botës në të cilën jetoni. Ju ndihmon t’i largoni stereotipat negative dhe paragjykimet personale rreth grupeve të ndryshme. Përveç kësaj, shumëllojshmëria kulturore ju ndihmon ta njihni dhe ta respektoni “mënyrën e të jetuarit”, shkruan Partnership International, transmeton Klan Kosova. Kështu që, ndërsa ndërveproni me të tjerët, ju mund të ndërtoni ura për besimin, respektin dhe mirëkuptimin në të gjitha kulturat. Për më tepër, kjo shumëllojshmëri e bën botën një vend më interesant për të jetuar. Ndërsa njerëzit nga kulturat e ndryshme kontribuojnë në aftësitë gjuhësore, mënyra të reja të të menduarit, njohuri të reja dhe përvoja të ndryshme. klankosova.tv