Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse duhet të rrethoheni me shumë libra – kur s’keni kohë për t’i lexuar?

NULL NULL
30.01.2019 10:42

Mësimi gjatë tërë jetës do të t’ju ndihmojë të jeni më të lumtur, të fitoni më shumë dhe të jeni më të shëndetshëm.

Plus të mësoni për shumë emra të zgjuar si për shembull në biznes: Bill Gates dhe Elon Musk të cilët insistojnë se mënyra më e mirë për t’u “zgjuar” është leximi.

Pra çfarë bën ti? Dil dhe bli sa më shumë libra.

Por jeta dinamike, qëllimet dhe veprimet e juaja shpesh janë kundër njëra-tjetrës, transmeton Klan Kosova.

Më pas, së shpejti do të gjeni në raftet tuaja – tituj që tejkalojnë synimet tuaja “se do t’i lexoni një ditë”, libra që i keni kaluar apo i keni lënë në gjysmë. A konsiderohet ky dështim i ‘projektit’ tuaj që një ditë të bëheni më i mençur?

Nëse kurrë nuk do të lexoni asnjë libër, atëherë PO. Në të kundërtën biblioteka juaj e mbingarkuar nuk është një shenjë e dështimit ose injorancës, është një simbol i nderit.

Pse ju duhet një bibliotekë me libra që s’i lexoni?

Autori Nassim Nicholas Taleb e shpjegon shumë mirë këtë dilemë përmes bestsellerit “The Black Swan”

Taleb nis argumentimin e tij me një anekdotë rreth bibliotekës legjendare të shkrimtarit italian Umberto Eco, i cila përmbante rreth 30 mijë vëllime.

A i ka lexuar Eco të gjitha ato libra? Natyrisht JO. Librat, shkrimtarit italian i ofruan një kujtesë të vazhdueshme për të gjitha gjërat që ai nuk e dinte.  Biblioteka e mbajti atë intelektualisht të uritur dhe vazhdimisht tejet kurioz.

Një koleksion gjithnjë në rritje i librave që nuk i keni lexuar ende – mund të ndikojë njëjtë edhe tek ju.

“Një bibliotekë private nuk tregon egon tuaj, por është një mjet kërkimi. Leximi i librave është shumë më pak i vlefshëm sesa i atyre të palexuara. Biblioteka duhet të përmbajë sa më shumë tituj nga gjërat që ju nuk e dini. Ju do të merrni më shumë dije përmes këtyre librave derisa rriteni. Në të vërtetë, sa më shumë e dini, aq më të shumtë do të jenë librat e palexuar”, shkruan Taleb, transmeton Klan Kosova.

“Një raft me plot libra që s’i keni lexuar është një kujtesë e fuqishme e kufizimeve tuaja – gjërave të shumta që nuk dini, dijeve gjysmake, ose gjërave që mendoni se i keni mësuar, por e kuptoni se jeni gabim. Duke jetuar me këtë kujtesë çdo ditë, mund të shtyni vetën drejt llojit të përulësisë intelektuale që përmirëson vendimmarrjen dhe nxit mësimin”.

Pra, ndaloni të “rrihni” vetën për blerjen e shumë librave ose për listën e gjatë të titujve që nuk do të mund dot t’i lexoni.

Të gjitha ato libra që nuk i keni lexuar janë me të vërtetë një shenjë e injorancës tuaj. Por nëse e dini se sa injorant jeni, jeni shumë më përpara se shumica e njerëzve të tjerë.

klankosova.tv

lajme të ngjashme