Pse duhet të hani kikirikë NULL NULL 14.11.2018 16:30 14.11.2018 16:30 Kikirikët njihen që kanë shumë kalori por edhe yndyrë. Por, studimet tregojnë se kikrikët dhe gjalpi i tyre mund të ulin kolesterolin dhe trigliceridet pa shtuar peshë fare. Gjithashtu ata ndihmojnë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, transmeton Klan Kosova. Hulumtimet tregojnë se duke ngrënë gjalpë kikiriku ose vetëm kikirikë mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të sheqerit gjatë ditës. Kikirikët mund t’i hani edhe në vend të darkës pasi kanë mjaftushëm kalori. Por, ka edhe arsye tjera pse duhet t’i hani: Trup me më pak dhjamë Ngrënësit e kikirikëve dhe gjalpit të tyre kanë një trup me më pak dhjamë edhe pse ata hanë më shumë kalori. Yndyrnat e mira Kikirikët ndihmojnë në humbjen e peshës dhe janë të mbushur me vlera ushqyese dhe yndyrë të mirë. Rritin fuqinë e memories Kikirikët janë ushqimi i trurit. Janë lëndë ushqyese mbrojtëse Duke i hapur gëzhojat e kikirikit zbuloni një pako ushqyese me ushqim mbrojtës të natyrshëm. Kikirikët ofrojnë komponente unike bioaktive që veprojnë si antioksidantë dhe janë treguar si parandalues të sëmundjeve. klankosova.tv