Pse duhet ta nisni ditën me rrush? NULL NULL 15.08.2025 08:39 15.08.2025 08:39 Sipas ekspertëve, rrushi përmban më shumë se 1 mijë e 600 përbërës natyralë, duke përfshirë antioksidantë të fuqishëm si polifenolet, flavonoidet, antocianidinat, katekinat, acidet fenolike dhe resveratroli. Studiuesi i njohur i kancerit, John M. Pezzuto, shpjegon pse këto fruta të ëmbla janë një superushqim. Pezzuto është dekan i Kolegjit të Farmacisë dhe Shkencave të Shëndetit në Universitetin Ëestern Neë England. Ai konsiderohet si një nga ekspertët kryesorë në këtë fushë. Dhe analiza e tij tregon se rrushi mund të bëjë shumë më tepër për trupin tonë sesa shumë veta e kishin kuptuar më parë. Efektet në zemër, tru dhe lëkurë Këto substanca nuk funksionojnë individualisht, por si një e tërë. Ndërveprimi i tyre është thelbësor. Është gjithashtu e provuar shkencërisht se rrushi mbështet sistemin kardiovaskular , relakson enët e gjakut dhe ndihmon në uljen e kolesterolit, transmeton Klankosova.tv Kokrrat e rrushit gjithashtu kanë një efekt në tru: përmirësojnë metabolizmin dhe performancën njohëse. Lëkura gjithashtu përfiton, kryesisht përmes mbrojtjes nga rrezatimi UV. Rrushi është gjithashtu i mirë për florën e zorrëve: Ai nxit një mikrobiomë të shëndetshme dhe rrit diversitetin në zorrë. Dhe, gjithashtu mbron sytë. / Klankosova.tv