Pse Britney Spears e thirri policinë javën e kaluar? NULL NULL 20.08.2021 08:33 20.08.2021 08:33 Britney Spears së fundmi telefonoi policinë për një vjedhje. Këngëtarja 39 vjeçare lajmëroi zyrtarët policorë se është kryer një vjedhje në shtëpinë e saj javën e kaluar, sipas Page Six, të enjten, transmeton Klankosova.tv. “Ajo telefonoi dhe donte të raportonte një lloj vjedhjeje. Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, ata thanë se Spears vendosi të mos paraqiste asnjë raport më. Dhe kështu, policia u largua”, tha kapiteni Eric Buschow. Nuk ka të dhëna zyrtare se çfarë dyshohet se ishte vjedhur nga shtëpia e saj dhe nga kush, për shkak se ajo nuk ka treguar asgjë më shumë.