Pse Ambasada Amerikane ndryshoi vulën nga “Kosovo” në “Pristina”? NULL NULL 24.01.2020 22:23 24.01.2020 22:23 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot në mesditë e ka ndërruar fotografinë e profilit në Facebook. Edhe pse dizajni i ri i vulës së Departamentit të Shtetit Amerikan ka marrë mbi tre mijë pëlqime, nuk kanë munguar komentet kritike. Ndryshimi që ka kapur vëmendjen ishte se në vulën e mëparshme shkruante: “United States of America – Embassy Kosovo”, ndërsa në vulën e tanishme shkruan: “United States Embassy – Pristina”. Kjo bëri që shumë komentues të pyesin pse në dizajnin e ri ndodhet emri i kryeqytetit në vend se të ndodhej emri i shtetit. “A nuk jemi më shtet?” – ka pyetur një komentues në gjuhën angleze. Klan Kosova e ka kontaktuar Ambasadën Amerikane për ta pyetur rreth ndryshimeve të bëra në vulën e re dhe ka mësuar se ky është një planifikim global i Departamentit të Shtetit. “Është një ribrendim global i Departamentit të Shtetit, me ç’rast referenca është kryeqyteti dhe jo shteti. Secila ambasadë është në proces të ndryshimit të kësaj vule”, thuhet në shpjegimin e Ambasadës Amerikane ekskluzivisht për Klan Kosovën. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025