Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PSD-ja kundërshton gjobën 20 mijë euroshe të AIP-së (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 12.04.2023 20:24
psd aksion zajednica aip

Agjencia për Informim dhe Privatësi e dënoi Partinë Socialdemokrate me 20.000 euro gjobë për shkak të publikimit të peticionit kundër Asociacionit për çka i dërgoi direkt tek përmbaruesi.

Nga PSD-ja thanë se vendimi ka qenë i ndikuar direkt nga pushteti qendror, raporton Klan Kosova.

Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj tha se AIP as nuk i paralajmëroi derisa nuk i shfrytëzoi as masat e tjera pak më të lehta, por shkoi direkt në më të rëndën.

Nga kjo parti thanë se vendimin do ta dërgojnë në gjykatë civile ku do të kërkojnë parandalimin e tij.

Ndërkohë, nga AIP i thanë televizionit se kanë pavarësi institucionale dhe se janë të autorizuar që të shqiptojnë gjoba për institucione private e publike duke filluar nga ajo më e ulëta e që është 20.000 euro. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme