Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PS-ja dhe PD-ja pajtohen për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit

NULL NULL
20.10.2022 15:11

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë pajtuar për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Euronews.al raporton se është shtuar një amendament te Ligji i Dosjeve i vitit 2015 dhe ndryshimet pritet të votohen në seancën e sotme të Kuvendit.

“Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre, në përputhje me ligjin  për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi  të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjestim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë.”, thuhet në amendametin e dakorduar.

lajme të ngjashme