Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Provokon kryetarja e AfD-së: Gjermanët si ‘skllevër të SHBA-së’

NULL NULL
07.01.2025 14:54

Kryetarja e AfD-së, Alice Weidel, ka shkaktuar polemika të ashpra pas një interviste për revistën amerikane The American Conservative.

Nën titullin ”Slaves don‘t fight” (Skllavët nuk luftojnë), ajo sipas mediave gjermane, ka vlerësuar se Gjermania është “skllave” e Shteteve të Bashkuara dhe nën presionin e Bashkimit Evropian, transmeton klankosova.tv.

”Një skllav që lufton, do të kërkojë pashmangshmërisht lirinë si shpërblim. Por liria nënkupton që njerëzit të ndjekin rrugën e tyre dhe të kërkojnë lumturinë e tyre. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata mbeten skllevër. Dhe skllevërit nuk luftojnë”.

Sipas saj, SHBA-ja sillet në Gjermani si një “fuqi koloniale”.

Ajo gjithashtu kritikoi ashpër politikanët gjermanë Friedrich Merz (CDU) dhe Markus Söder (CSU), duke i quajtur ata “të etur për luftë dhe impotentë”.

“Gjermania nuk ka nevojë për BE-në për të mbijetuar. Ata veprojnë sikur ne gjermanët duhet të lëmë mënjanë interesat tona jetike për të mos rrezikuar “projektin evropian”. Ky është një shtrembërim grotesk”, citohet ndër tjera ajo.

Intervista sipas gjermanes Bild, po vlerësohet veçanërisht kontroverse pasi The American Conservative është e lidhur ngushtë me krahun e djathtë të Partisë Republikane të Donald Trump.

Retorika e Weidel ka ngjallur krahasime me gjuhën ekstreme të kolegut të saj të partisë, Björn Höcke, duke ndezur debatet për përmbajtjen ideologjike të AfD-së dhe ndikimin e saj ndërkombëtar.

lajme të ngjashme