Provokimi “kishtar”: Urdhërarrest për bedelin e Dodikut në Pejë NULL NULL 20.11.2024 20:23 20.11.2024 20:23 Patrikanën e Pejës, Nenad Neshiq e shfrytëzoi për thirrje nacionaliste karshi shtetit të Kosovës. Madje kjo e fundit, për ministrin e punëve të brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës, vazhdon të jetë akoma pjesë e Serbisë, raporton Klan Kosova. Kjo bëri që Prokuroria Themelore e Pejës të lëshojë urdhër arrest ndaj tij. Kësisoj, prokurori njofton se lënda e tij do të dërgohet në Prokurorinë Speciale. Dhe ndaj të njëjtit, tash e tutje do të merren masa posa ta shkelë kufirin kosovar nga autoritetet e vendit. Këtë vepër, politikani nga Bosnja e kishte bërë më 16 tetor të këtij viti, ndërkaq hetimet kishin nisur pasi në dorë të prokurorit, Dorjan Juniku ranë videot e deklarimeve. /Klankosova.tv Kronikë e përgatitur nga Altiana Zogaj.