Protokollet e qarta: Në QKUK s’përdoren barna për trajtimin e fëmijëve autikë (VIDEO) NULL NULL 19.01.2026 19:48 19.01.2026 19:48 Mashtrimet online po vazhdojnë ta vërshojnë rrjetin, e më shqetësuese këto raste po bëhen kur flitet për shëndetin. Emisioni Kiks Kosova, në Klan Kosova, në edicionin e sotëm e ka trajtuar temën e premtimeve për trajtimin dhe shërimin e autizmit – konkretisht punën e dyshimtë që konspiracionisti Arianit Sllamniku, po e proklamon nëpër rrjete sociale. Me disa barna që supozohet të jenë për kafshë, Sllamniku thotë se po u largon fëmijëve parazitët e në këtë mënyrë edhe autizmin. Por, shqetësuese e konsideron një gjë të tillë Adelina Pronaj, psikiatre e fëmijëve në Psikiatrinë e Fëmijëve në QKUK. Prenaj shprehet se ende nuk është gjetur saktë as arsyeja që shkakton këtë çrregullim. Madje, sipas saj, trajtimet alternative në rastet e fëmijëve me autizëm mund të sjellin regres. Opsioni i përdorimit të banrnave, ajo thotë se vjen si veprim i fundit, sepse kurrë nuk dihet se si mund të reagojnë ilaçet te fëmijët. Për protokollin e barnave që Arianit Sllamniku u jep fëmijëve, Pronaj tha se ato nuk kanë asnjë ngjajshmëri me ilaçet që përdorin nφ klinikë. Për detajet e tjera, më poshtë mund t’i ndiqni kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova. “Autizmi nuk ka shpëtim po u përball me mua”, Sllamniku: Kush të do, le të shkojë në gjykatë…(VIDEO) E tmerrshme: ‘Me 4 mijë € shëron autizmin’ – Arianit Sllamniku u jep fëmijëve ilaçe për kafshë dhe premton rrejshëm? (VIDEO)