Protestuesit lyejnë me bojë të kuqe muret e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë (FOTO) NULL NULL 08.08.2022 22:58 08.08.2022 22:58 Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Brendshme në Shqipëri në shenjë proteste kanë hedhur bojë të kuqe në muret e ministrisë. Teksa kanë kërkuar drejtësi për Jonadën 7-vjeçare dhe siguri për të gjithë fëmijët, protestuesit në mënyrë simbolike kanë hedhur bojën e kuqe si shenjë të gjakut të fëmijëve të vrarë nga padrejtësia e pushtetit. Ndryshe nga protesta e disa ditëve më parë, numri i pjesëmarrësve ishte relativisht i ulët. Protestuesit e nisën marshimin në zonën e pedonales dhe u ndalën para Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë ku kërkuan shkarkimin e ministrit Çuçi dhe drejtorit Gledis Nano. Më tej ata u zhvendosën në drejtim të Kryeministrisë. Më 2 gusht, ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Avdia, teksa kryente manovra të rrezikshme me skaf në plazhin e Potamit në Himarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bizneset e Ferizajt ankohen për punimet në rrugë – paralajmërojnë për protesta të reja (VIDEO) 26/06/2025