Protestë para bashkisë Tiranë, mbështetës të Berishës e Metës vazhdojnë “ritualin” e përjavshëm NULL NULL 04.12.2024 15:49 04.12.2024 15:49 Një grup i vogël mbështetësish të opozitës u mblodhën sërish sot në protestë para Bashkisë së Tiranës. Për rreth 30 minuta, përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë vijuan fjalimet. Nuk munguan as akuzat ndaj SPAK-ut. Madje u paralajmërua dhe një protestë para tij. Në protestë foli dhe djali i Fahri Balliut. Më pas, protestuesit u shpërndanë dhe thanë se protestat do t’i vijojnë përsëri. /abcnews