Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protestë nesër në Prishtinë për ndalimin e shërbimeve ndërtimore në Rugovë

NULL NULL
21.05.2026 21:12

Nesër, më 22 maj, në orën 12,00, do të mbahet një protestë në Prishtinë, përpara Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kundër vendimit për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

Protesta do të mbahet në sloganin “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”

Transporti i organizuar do të nisë nga lokali “Peja City” me autobusë. Organizatori i protestës është Idriz Kurtbogaj.

Protestuesit ftohen të marrin pjesë në mënyrë paqësore dhe dinjitoze për të mbrojtur të drejtat e banorëve. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme