Protestat e pensionistëve, rrugët nëpër Francë me zjarr e tym (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 13.04.2023 20:30 nga Iliri Pireva 13.04.2023 20:30 Zjarri e tymi u rikthyen sërish në Paris për të kundërshtuar projektligjin francez që synon ta rrisë moshën e punës nga 62 në 64. Fikjen e tyre e as qetësimin e kësaj situate me zemërim sipas protestuesve, nuk po e do kreu i Francës, Emanuel Macron. “Ne duhet të gjejmë një rrugëdalje, nga kjo krizë. Dhe në të vërtetë. Zgjidhja është që Këshilli Kushtetues të refuzojë ligjin. Dhe kaq. Dhe kjo do të na lejojë të qetësojmë situatën në Francë. Ne shohim që Macron po hedh benzinë mbi flakën e mobilizimit”, deklaroi Fabien Villldieu, protestues. Prandaj, maturi për të tejkaluar këtë krizë sociale pa eskaluar kërkuan nga Këshilli Kushtetues. Ky organ ligjor, do të vendosë të premten nëse do të anulojë ndonjë ose të gjitha nenet e legjislacionit për rritjen e moshës së pensionimit për francezët. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS