Protesta masive në Gjermani kundër të djathtës ekstreme: “Ju nuk luani me nazistët” NULL NULL 02.02.2025 22:02 02.02.2025 22:02 Të dielën në mbrëmje, deri në 160 mijë njerëz protestuan në Berlin për të kundërshtuar “bashkëpunimin” e liderit konservator me të djathtën ekstreme gjermane. Kandidati kryesor i opozitës, Friedrich Merz partia e të cilit kryeson në sondazhet përpara zgjedhjeve të 23 shkurtit , është akuzuar nga protestuesit dhe politikanët e majtë për thyerjen e një tabuje kundër bashkëpunimit me të djathtën ekstreme të Gjermanisë. Edhe ish-kancelarja Angela Merkel ka bërë një kritikë të rrallë për pasardhësin e saj si kreu i CDU-së, duke thënë se “është gabim të lejosh, me sy hapur, një shumicë me votat e AfD-së në një votim në Bundestagun gjerman”. Ndërkohë, Merz këmbëngul se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar dhe se nuk do të bashkëpunojë me partinë.