Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Propozimi për pasaporta: OJQ-të shqiptare e serbe “vërshojnë” KE-në (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 24.11.2023 21:11

Një propozim nga Brukseli ndau në dysh shoqëritë civile kosovare e serbe.

Të parët po kundërshtojnë mendimin nga Komisioni Evropian që serbëve të Kosovës të mund të udhëtojnë pas 1 janarit lirshëm me pasaportën që e lëshon konstant Serbia për ta.

21 organizata joqeveritare këtë po e shohin cenim të shtetësisë nga BE-ja, njofton Klan Kosova.

Sikur këta, KE-së letër i shkruan edhe joqeveritarët serbë. Për dallim nga kolegët kosovarë këta janë të bindur se kështu nuk do ndalet integrimi i serbëve.

Për OJQ-të në Prishtinë, diçka e tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm.

Kritikat ndaj unionit bëhen më të zëshme sidomos kur së fundi u rrit kërkesa për tabela RKS nga serbët sikur edhe për pasaporta kosovare.

lajme të ngjashme